Tri propozimet e Bashës për Kryesinë: PD hyn në zgjedhje, por me kushte

Shqipëria

Tri propozimet e Bashës për Kryesinë: PD hyn në zgjedhje, por me kushte

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustruese

Kryedemokrati Basha ka kërkuar që PD të regjistrohet për në zgjedhjet e ardhshme lokale, por me kushtin që të jetë krijuar terreni për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, situata aktuale politike në Shqipëri nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Më tej, Basha kërkon që PD të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, pasi do të shkatërronin demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu ka kërkuar që të mandatohet ai dhe Sekretari i Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Këtë të të enjte në prën 17:00 Basha ka programuar edhe një takim me Këshillin Kombëtar të PD, ku do të diskutojë pikërisht këto tri propozime.

3 propozimet e Bashës:
1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike e Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
2. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e qeverisë tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat