Vizat, Ngjela sulmon Ramën: Duhet të jepte dorëheqjen!

Shqipëria

Vizat, Ngjela sulmon Ramën: Duhet të jepte dorëheqjen!

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:48
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela deklaroi në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas vendimit të Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

“Vendimi i Holandës është shqetësues, është çështje e rëndë. Lërë se ç’thotë Rama dhe opozita. Si thotë kryeministri që janë 102 veta që janë gënjyer? Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen! Pse nuk shkoi të flasë me të vetët në Holandë? Ky (Rama) flet pa rregull fare”, deklaroi Ngjela.

“Ata kanë fakte kundër qeverisë sepse qeveria analizohet, jo populli shqiptar. Ai duhet të shkonte 10-15 ditë atje, nëse nuk i bindte dot, të kthehej e të jepte dorëheqjen”, shtoi Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat