Humbasin mes maleve në Vlorë dy turistë belgë

Shqipëria

Humbasin mes maleve në Vlorë dy turistë belgë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 07:46
Vlorë

Dy turistë belgë kanë humbur prej natës së djeshme në Vlorë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë. Herën e fundit që janë parë ka qenë mes Llogorasë dhe Dhërmiut në fshatin Ilias.

Pasi nuk janë kthyer në vendin ku po qëndronin është lajmëruar policia. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por deri tani nuk janë gjetur.

Turistët janë rreth moshës 55-vjeç, ndërsa prej disa ditësh kishin ardhur në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat