Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, i vihet tritol biznesit të 36-vjeçarit

Shqipëria

Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, i vihet tritol biznesit të 36-vjeçarit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Nga informacionet e para mësohet se një sasi lënde plasëse i është vënë biznesit të një të riut, në një oficinë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa pronar i saj është një 36 vjeçar me iniciale B.D., sakaq policia po heton mbi ngjarjen.

Njoftimi  i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat