Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Korçës

Shqipëria

Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Korçës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:14
Foto

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Korçës, Dhorina Theodhori.

Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Vlerësimi për Theodhorin u bë për të tre kriteret: pasurinë, integritetin dhe profesionalizimin.

Por ndërsa nuk u konstuan probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, debati në seancën dëgjimore u fokusua te aftësitë profesionale.

Bëhej fjalë për një nga gjashtë denoncimet nga publiku. Relatorja Bungo shpjegoi se denoncuesi pretendon se nuk është tërhequr një dosje nga gjykata civile, para vendosjes së mosfillimit të hetimit nga prokurorja Theodhori. Sipas relatores, duket sikur subjekti nuk ka kryer procedurat e duhura dhe pse ka interpretuar lidhur me këtë pretendim në vendimin e mosfillimit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës deklaroi në fjalën e saj se vendimi për mosfillimin e hetimeve për çështjen e denoncuar ishte konfirmuar nga eprori i saj dhe se denoncuesi nuk kishte ankimuar.

Prokurorja Theodhori përmendi edhe një udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm që u hiqte vëmendjen vartësve për numrin e madh të kallëzimeve për falsifikime të dokumenteve të pronave, të cilat mund të përdoreshin për shtyrjen e gjyqeve civile.

Ajo theksoi se nëse ekspertët do të kishin kryer ekspertim të rremë, ishte detyra e saj që të niste kryesisht hetimin. Por Theodhori shtoi se konstatimet e tyre ishin konfirmuar edhe nga ekspertë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat