“Udha e Kryqit” kremtohet nga katolikët e Lezhës

Shqipëria

“Udha e Kryqit” kremtohet nga katolikët e Lezhës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustruese

Besimtarë katolik në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.

Të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik besimtarët u nisen nga katedralja e qytetit për të marshuar deri në kalanë e Lezhes duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

Drejtues te katedrales së Lezhës, shprehen se lutjet në këtë ditë shkojnë për të gjithë familjet lezhjane që të jetojnë në paqe dhe dashuri mes njëri tjetrit.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit.

E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat