"Fshati i harruar" në Mat, 20 vite pa energji elektrike - Bota Sot
"Fshati i harruar" në Mat, 20 vite pa energji elektrike

Shqipëria

"Fshati i harruar" në Mat, 20 vite pa energji elektrike

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:19
Madhesh

Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat. Ka një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverive për investime.

Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.

Banor: "Nuk ka drita prej 20 vitesh. Janë këputur telat."

Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të. Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.

Banor: "Kanë vdekur njerëz në këtë urë."

Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...