Orëndreqësi i fundit… rrëfimi i shqiptarit që rregullon orë prej 61 vitesh

Shqipëria

Orëndreqësi i fundit… rrëfimi i shqiptarit që rregullon orë prej 61 vitesh

Më: 21 prill 2019 Në ora: 00:53

Çdo ditë zgjohet me sinkronin e zileve të orëve qindra vjeçare. Mjeshtri Isak Xhaferri ka 61 vjet që rregullon orët. Me bastun në dorë nuk mungon në dyqanin e tij. Punët më të mëdha aty i bën i biri Arbeni, por Isaku s’pushon.

Punishtja e tij e ka zanafillën që në 1958, para se Librazhdi të shpallej qytet. Isak Xhaferri u shkollua në Elbasan si orëndreqës nga familja e Dodbibës. Më vonë lidhi miqësi dhe me Tufinajt mjeshtrat më të mëdhenj në Tiranë.

Ky profesion është në zhdukje. Po i moshuari thotë se dikush duhet të mbajë gjallë. Në dyqanin e tij gjenden sahate nga koha e perandorisë osmane, rusëve, çekëve, kinezëve dhe gjermane.

Një koleksionist i rrallë. Në studio shikon edhe orët e gjeologëve të cilat kurdiseshin njëherë në javë, orë që punojnë dhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat