Destinacion i pranverës, udhëtimi i gjimnazistëve në Sazan dhe Karaburun

Shqipëria

Destinacion i pranverës, udhëtimi i gjimnazistëve në Sazan dhe Karaburun

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:54
Plazhi shqiptar

Vlora mbetet destinacioni kryesor turistik për shqiptarët dhe te huajt.  Çdo javë drejt këtij qyteti udhëtojnë për ta vizituar qindra turistë.

Këtë fundjavë pushues kosovarë, kryesisht të rinj ishin në Vlorë për një nga aktivitetet përmbyllëse në kuadër të Programit te Shkëmbimit të nxënësve, program në të cilin nxënësit nga një shkollë e mesme studiojnë në një nga shkollat e mesme partnere të vendit tjetër të përzgjedhur.

60 nxënës të moshës 15 – 17 nga gjimnazet e Shqipërisë si dhe 60 nxënës nga gjimnazet e Kosovës, ishin në Vlorë si qyteti që  ofron jo vetëm hapësirën historike për tu vizituar por edhe turizmin. Të mrekulluar nga natyra e bukur, por dhe moti mjaft i bukur, ata udhëtuan me anije turistike drejt, Sazanit dhe  Karaburunit. Për Top Channel, ata u shprehen se është një eksperience e bukur.  Operatorët turistikë shprehen se nga viti në vit Vlora ka ndryshuar në infrastrukturën e saj dhe kërkesat për rezervime vinë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat