Autobusi përplaset me “Range Roverin”, policia nis hetimet

Shqipëria

Autobusi përplaset me “Range Roverin”, policia nis hetimet

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:14
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pranë kryqëzimit të “Plasës”.

Sipas të dhënave paraprake, thuhet se autobusi i linjës Korçë-Greqi, është përplasur me një automjet “Range Rover’.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve financiare. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë marrë në pyetje nga hetuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat