Ky është servisi ku u modifikua makina e grabitësve të Rinasit, dalin pamjet

Shqipëria

Ky është servisi ku u modifikua makina e grabitësve të Rinasit, dalin pamjet

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Report tv siguron pamjet e servisit ku u modifikua fugoni ‘Hetimi tatimor’. Ky është servisi në aksin e vjetër në afërsi të Metalurgjikut, i cili sipas burimeve pranë drejtorisë së Policisë në Elbasan, dyshohet të jetë vendi ku është bërë modifikimi i mjetit që më pas u përdor për supergrabitjen e 9 prillit.

Ky servis i është nështruar një kontrolli të imtësishëm ku është shoqëruar edhe pronari që e ka dhënë atë me qera, i cili është marrë në pyetje. Burime për Report tv bëjnë të ditur se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera  nga ana e pronarit  pikërisht Klement Cala (person i dyshuar se ishte i perfshire ne grabitjen e pare ne Rinas), i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij. Cala është person i kërkuar, por ndërkohë mësohet të ketë hapur edhe një biznes fason në afërsi të uzinës 12 në njësinë administrative Bradashesh.

Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”. Një tjetër person nën hetim është edhe kushëriri i një të shumëkërkuari për disa krime të ndodhura në vendin tonë, por edhe jashtë. Hetuesve u ka dhënë “oksigjen” zbulimi i dhjetëra gjurmëve në automjetin të cilin grabitësit nuk e dogjën dot gjatë grabitjes së 9 prillit të këtij viti, por edhe sekuestrimi i dhjetëra kamerave të sigurisë, të cilat janë zbardhur në laboratorin e kriminalistikës. 

Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme. Aq më tepër, që në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe i shumëkërkuari Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat