Plagosja me armë në Kashar, zbardhet ngjarja

Shqipëria

Plagosja me armë në Kashar, zbardhet ngjarja

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustruese

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje,  e mbetur në tentativë”, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë  për “Përkrahje e autorit në krim”.

Konkretisht, në kërkim është shpallur personi  M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, sepse pasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet  hetimore të kryera  rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat