Shqipëria ja merr Ukrainës, Manjani: Komedianët i kemi prej kohësh në politikë

Shqipëria

Shqipëria ja merr Ukrainës, Manjani: Komedianët i kemi prej kohësh në politikë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:54
Foto

Marrë shkas nga fitorja e komedianit Volodymyr Zelensky në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se dëshira që edhe në Shqipëri të kemi një udhëheqës komedian, është e parealizueshme.

Kjo sipas Manjanit jo për mungesë komedianësh por për faktin se ata janë tashmë në politikë.

"Aktorët e humorit janë të shpërndarë nëpër parti...Nga ana tjetër udhëheqësit e sotëm janë vetë komedianë" thotë Manjani.

Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur një fitore "të çmendur" në zgjedhjet presidenciale të vendit, sugjerojnë sondazhet e daljes.

Sondazhet i japin të sapoardhurit politik, i cili dominonte raundin e parë të votimit tre javë më parë, më shumë se 70% mbështetje.

Zelensky, 41 vjeç, sfidoi presidentin aktual Petro Poroshenko i cili ka pranuar humbjen.

Rezultati i dukshëm shihet si një goditje e madhe ndaj Poroshenkos dhe një refuzim i themelimit të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat