Mesazhi i Metës në Ditën e Tokës: Ndërtime pa kriter, regres që duhet të marrë fund

Shqipëria

Mesazhi i Metës në Ditën e Tokës: Ndërtime pa kriter, regres që duhet të marrë fund

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:25
Ilir Meta

Përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook, presidenti Meta shkruan se duhet të marrë fund regresi i ndërtimeve pa kriter në kurorat e gjelbërta.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.  Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!

Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat