Themeluese e një partie? Ja çfarë thotë ish-kryetarja e AMA-s

Shqipëria

Themeluese e një partie? Ja çfarë thotë ish-kryetarja e AMA-s

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:47
Endira Bushati

Partia e re “Bindja Demokratike” pritet të regjistrohet në gjykatë, ndërsa në media është përfolur se pjesë e bordit drejtues është edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, një kritike e hapur e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Bushati në një reagim në rrjetet sociale shprehet se pavarësisht pretendimeve, ajo po sheh karrierën e saj profesionale e akademike. Ajo mohon që të jetë pjesë e bordit drejtues të partisë së re që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi.

Reagimi i Endira Bushatit:

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:

Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha….

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!

Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat