Manjani: Komedianët i kemi prej kohësh në politikë

Shqipëria

Manjani: Komedianët i kemi prej kohësh në politikë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:53
Ylli Manjani

Duke marrë shkas nga fitorja e komedianit Volodymyr Zelensky në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se dëshira që edhe në Shqipëri të kemi një udhëheqës komedian, është e parealizueshme.

Kjo sipas Manjanit jo për mungesë komedianësh, por për faktin se ata janë tashmë në politikë.

“Dëshira që edhe në Shqipëri të kemi një udhëheqës komedian, është e parealizueshme. Jo se s’kemi komedianë, por se ata janë tashmë në politike. Aktorët e humorit janë të shpërndarë nëpër parti… Nga ana tjetër udhëqeqësit e sotëm janë vetë komedianë”, thotë Manjani.

Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur një fitore "të çmendur" në zgjedhjet presidenciale të vendit, sugjerojnë sondazhet e daljes.

Zelensky, 41 vjeç, sfidoi presidentin aktual Petro Poroshenko i cili ka pranuar humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat