Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Rinas - Bota Sot
Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm te grupit Murataj e Kupa dhe grupin e Klement Çalës janë të dyshuarit kryesor, si bashkëpunëtorë të grabitësve të dhunshëm që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro.

Vetë Klement Çala, një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.

Së fundmi dosjes së tij i është shtuar edhe përfshirja në grabitjen e 9 prillit në Tiranë. Edhe i vëllai i tij, Eldi Çela është në kërkim, sëbashku me një të tretë, por të forta ngelen dyshimet edhe për një shtetase që shikohet si ndihmëse e grupit.

Të prangosurve, më i riu i moshës 25 vjeç dhe më i madhi 38 vjeç, do t’ju rëndojë edhe vepra e vrasjes se efektiveve të policisë së mbetur në tentativë

I pari që do dalë të martën para Gjykatës është Alkond Bengasi që është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.

Tre të arrestuarit e tjerë do njihen me masën e sigurisë ditën e mërkurë, ndërkohe qe perpara se tu priteshin fletet e arrestit, ata janë mbajtur te shoqëruar per dy dite rresht ne polici. Prokuroria dyshon se i kërkuari Eldi Çela, vëllai i Klement Çalës kishte marre me qera një servis ne qytetin e Elbasanit, aty ku ishte modifikuar furgoni që hyri ne aeroport.

I dyshuari tjetër Oltion Veseli është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas, edhe dy të rinjtë e tjerë njihen si krahu i Klement Çalës, njeriut që po sfidon autoritetet e gjithashtu njeriut të shumë kërkuar edhe nga Greqia, pas arratisjes se bashku me 7 shqiptarë të tjerë mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...