Lidhjet mes 3 grupeve në grabitjen e Rinasit. Si u bënë bashkë Kupa, Murataj dhe Çala - Bota Sot
Lidhjet mes 3 grupeve në grabitjen e Rinasit. Si u bënë bashkë Kupa, Murataj dhe Çala

Shqipëria

Lidhjet mes 3 grupeve në grabitjen e Rinasit. Si u bënë bashkë Kupa, Murataj dhe Çala

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:23
Rinas

Në grabitjen e 9 Prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tre grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi.

Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën së bashku nga burgu i Trikallës, në marsin e 2013. Pasi u vendosën në Shqipëri, ata vazhduan të kishin të njëjtin aktivitet kriminal, duke kryer disa nga grabitjet me spektakolare.

Grupi i Ilir Kupës u njoh nga autoritet shqiptare si ‘Banda e Babagjyshëve’. Një e pjesë anëtarëve të këtij grupi u dënuan nga gjykatat, ndërsa personave të tjerë nuk iu provua pjesëmarrja në këto ngjarje, por që kishte informacione që ata ishin pjesë e tyre.

Pas kthimit në Shqipëri, personi më aktiv në disa grabitje miliona euroshe ishte Admir Murataj. Në 3 grabitje ku ai mori pjesë arriti të vjedhë rreth 10 milionë euro. Pjesa me e madhe grupit të tij u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Megjithatë ai nuk u prangos së bashku me disa anëtarët e tjerë, të cilët dyshohet se ishin grupi i zjarrit që sulmonin blindat me para.

Në grabitjen e 9 shkurtit 2017 mori pjesë edhe Dash Kupa dhe vëllai i tij Everesti. Sipas prokurorisë, ata kishin në pronësi një piceri në Fushë-Krujë dhe aksioner në këtë biznes sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB, është Ermal Veseli, i vëllai i Oltian Veselit, i arrestuar për grabitjen e fundit.

Ndërsa personi i cili për vite qëndroi në hije në vendin tonë, pas kthimit nga Greqia, ishte Klement Çala. Ai u dyshua se mori pjesë në grabitjet e Qafë-Kasharit, por asnjëherë nuk pati ngritje akuzash për të. 31-vjeçari u arrestua në vitin 2015 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, së bashku me Alkond Bengasin, një tjetër nga të ndaluarit për grabitjen e fundit në Rinas.

Por Gjykata e Vlorës në fund vendosi ta dënojë me 4 vite shërbim provë edhe pse ai kërkohej nga autoritet greke në atë kohë për arratisjen nga burgu. Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...