Çështja “Rektori”/Studentët optimistë: Tani presim ndryshim

Shqipëria

Çështja “Rektori”/Studentët optimistë: Tani presim ndryshim

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:42
Studentët

Urdhri i Ministrisë së Arsimit për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni,  duket se është pritur  me optimizëm edhe nga vet studentët.

Për  televizionin SCAN, kryetari i studentëve  në senatin akademik të këtij Universitetit, Kristian Kina, shprehet se mirëpresin ndryshimet në drejtimin e UT.

Kryetari i studentëve  tregon më shumë mbi pakënaqësitë e krijuara duke nisur që nga favorizimi i disa fakulteteve, sipas tij, pa meritë duke filluar që nga bursat e studimit.

Por sa janë dëgjuar studentët  e këtij universiteti  mbi ankesat e tyre, gjatë viteve të fundit, lidhur me problematikat e hasura?

Abuzimet e bëra në UT janë përmendur edhe më herët edhe nga dekanët e 4 fakulteteve për favorizime por edhe për punësime të padrejta në universitet.

Ndërkohë që nga pala tjetër kjo është vlerësuar si luftë politike. Në reagimet e tij rektori i UT ka hedhur poshtë çdo akuzë për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat