Kryetar i Partisë së re “Bindja Demokratike”, flet Patozi: Nuk kemi asgjë për të fshehur, detajet…

Shqipëria

Kryetar i Partisë së re “Bindja Demokratike”, flet Patozi: Nuk kemi asgjë për të fshehur, detajet…

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:28
Astrit Patozi

Astrit Patozi ka folur për herë të parë që pas lajmeve mbi krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike”.

Pas mbledhjes me themeluesit e saj, që zgjati më shumë se tre orë, Patozi, i përfolur për të marrë drejtimin e partisë, nuk dha asnjë detaj. Në një komunikim të shkurtër për mediat, ai tha se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se  detajet do të komunikohen nesër.

“Më vjen keq që nuk iua shuaj dot kërshërinë sot. Nuk kemi as ndonjë gjë për të fshehur, por as për të ndarë me ju në këto momente. Ju falënderoj për interesin e jashtëzakonshëm që keni treguar për këtë takim, por gjithçka do ta merrni vesh nesër” tha ai.

Partia e re “Bindja Demokratike”, me kryetar Astrit Patozin, pritet të regjistrohet ditën e nesërme në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat