"Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë"

Shqipëria

"Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë"

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:37
Fatmir Mediu

"Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë" me  këtë shprehje të Benjmin Franklin, kreu i PR-së, Fatmir Mediu nënvizoi  nevojën e institucionalizimit të këtij koalicioni opozitar.

"Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral. Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm  në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë"  u shpre Mediu për gazetarët pas firmosjes së koalicionit opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat