Dështon sërish seanca për Shullazin - Bota Sot
Dështon sërish seanca për Shullazin

Shqipëria

Dështon sërish seanca për Shullazin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:18
Foto

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për herë të 7-të seancën gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mos prania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdani, si dhe kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses se gjykatës, Saida Sollaku.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. 

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...