Apeli i Dashamir Shehit për "Bindjen Demokratike"

Shqipëria

Apeli i Dashamir Shehit për "Bindjen Demokratike"

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:56
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Shehi kishte edhe një thirrje për partinë Bindja Demokratike, duke thënë se ajo duhet të reshtohet krah opozitës së bashkuar.

Dashamir Shehi: Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mosregjistrimi fillon beteja.

Si do ti pamundësoni zgjedhjet?

Dashamir Shehi: Me të gjitha mënyrat, duke filluar që me deklarimet tona, duke mos u regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Ditën kur qytetarët nuk shkojnë në zgjedhje ato kanë rënë. Zgjedhjet minimalisht duan gjysmën e qytetarëve. Të gjitha format nga sot deri ditën e zgjedhjeve.

Harku opozitar po zgjerohet për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij lloj regjimi.

Bindja Demokratike

Ne urojmë që kushdo merr pjesë në aksionin opozitar është i mirëpritur. Kush merr pjesë për tu bërë fasadë për qeverinë aktuale kjo nuk ka vlerë të madhe. 

Uroj që çdo koleg i ri që futet në jetën politike të bëhet opozitar. Ditën që bën opozitarin i ka të moralshme të gjitha.  Ne do të shikojmë rrugën tonë, e cila nuk filloi sot apo dje. Partitë po regjistrohen një ditë para se të mbyllen listat. 

Reforma që mendojmë ne është 360 gradë, përfshin sistemin zgjedhor, sepse politikat burojnë nga sistemi zgjedhor. Duam të balancojmë pushtetet. Këto janë këmbët që mbajnë këtë tryezë bashkëpunimi, sepse ndryshe do të rrëzohej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat