Minatorët protestë për statusin, ministrja Balluku nuk dërgon draftin te Financat - Bota Sot
Minatorët protestë për statusin, ministrja Balluku nuk dërgon draftin te Financat

Shqipëria

Minatorët protestë për statusin, ministrja Balluku nuk dërgon draftin te Financat

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:58
Foto

Statusi i minatorëve vijon të mbahet pezull nga ministrja Belinda Balluku, e cila nuk e ka përcjellë draftin dhe propozimet e tyre në ministrinë e Financave. Ndërkohë, që minatorët vijojnë me protestat afati i vendosur për miratimin e statusit në fund të shkurtit tashmë ka kaluar me disa muaj duke e lënë çështjen të pazgjidhur.

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku vijon të mbajë pezull statusin e minatorit. Drafti për statusin e punonjësve të sektorit të minierave i propozuar prej minatorëve nuk është përcjellë ende nga Ministria e Energjitikës në Ministrinë e Financave, siç ishte premtuar duke e lenë në ngërç situatën e tyre . Ndërsa vetë minatorët, vazhdojnë të protestojnë për të kërkuar të drejtën që iu është premtuar më parë.

"Për statusin kemi ardhur. Nuk e miratojnë dot ata, ne kërkojmë të drejtën tonë"

Minatorët i kërkuan Qeverisë të mos heshtë më për këtë çështje.

"Po vuajmë në mënyrë barbare, prandaj bëjmë thirrje dil djhe bisedo me minatorët"

Edhe pse u premtua se do të miratohej në fund të shkurtit të këtij viti, statusi i minatorit duket ende një premtim i largët, jo vetëm për personat që shpresojnë për të, por edhe për ata që vijojnë ende të punojnë nën tokë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...