Librat si biletë, nisma për të nxitur leximin në ditën e librit

Shqipëria

Librat si biletë, nisma për të nxitur leximin në ditën e librit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:47
Foto

Jo udhëtim me biletë, por me libër. Kjo është nisma e ndërmarre nga Ministria e Kulturës dhe Baskia e Tiranes në 23 prill, Ditën Ndërkombëtare të Librit. Kush mban një libër me vete sot, udhëton falas në linjat urbane.

Qëllimi është afrimi veçanërisht i të rinjve me magjinë dhe vlerat e librit, duke qenë se vitet e fundit po zëvendësohet me shpejtësi nga teknologjia. Në një vëzhgim që bëmë nëpër qytet, të zinte syri kryesisht të rinj me sytë në celular.

“Unë nuk kam kohë të lexoj. Nuk e dija për nismën”, tha një qytetare. “Unë lexoj një orë në ditë”, përgjigjet një tjetër. “Udhëtova me biletë”- thotë një zonje dhe një student. “Unë e kam lexuar gjithë Kadaren”, përgjigjet një zonjë.

Shitja e librave ka një rënie të madhe dhe jo vetëm nga rënia e numrit të lexuesve por edhe nga cilësia e dobët e shumë botimeve. Nëpër librari ka shumë më pak të rinj që duan të blejnë një libër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat