Dhjetë tregjet në vend nuk plotësojnë standardet e kërkuara

Shqipëria

Dhjetë tregjet në vend nuk plotësojnë standardet e kërkuara

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:59
Foto

Monitorimi në 10 tregjet e gjësë e gjallë në Shqipëri ka gjetur mungesa të theksuara të kushteve higjeno-sanitare, të matrikullimit, por edhe të zbatimit të sistemit Ruda. Ministria e Bujqësisë, e cila e bëri të ditur këtë fakt, tha se produktet ushqimore të sigurta për konsumatorët janë sfida kryesore e këtij dikasteri edhe në kuadër të përpjekjeve për rritjen e eksporteve me vendet BE-së. Përfaqësuesja e Ministrisë tha se produktet shqiptare do të dalin në tregun europian vetëm pas plotësimit të standardeve të kërkuara.

Ministria e Bujqësisë është angazhuar për garantimin e sigurisë ushqimore duke plotësuar edhe standardet që duhen arritur nga BE për eksportet.

Në një tryezë të përbashkët mbi sigurinë e produkteve që konsumojmë, përfaqësuesja e këtij dikasteri Luljeta Çuko tha se prodhimet shqiptare do të eksportohen në BE vetëm nëse kapim standardet e kërkuara.

Luljeta Çuko: Ka të bëjë me pasjen të të njëjtit legjislacion, të të njëjtit standard me atë të Bashkimit Europian, të njëjtin zbatim të këtij legjislacioni nga ana jonë. Kapitulli 12 i Bashkimit Europian që përfshin të gjithë zinxhirin ushqimor, sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve duhet të jetë i gjithi i transpozuar në legjislacionin shqiptar.

Një monitorim në10 tregjet e gjësë e gjallë në Shqipëri ka zbuluar mungesa të theksuara të kushteve higjeno-sanitare, të matrikullimit, por edhe të zbatimit të sistemi Ruda, të vendosur si rregull që prej vitit 2011 nga Ministria e Bujqësisë.

Granit Sokolaj: Rrugë qytetesh si në Librazhd që shndërrohen në tregje kafshësh të gjalla, nuk funksionon sistemi Ruda, pra regjistrimi i kafshëve kur hyjnë dhe dalin nga këto tregje, nuk ka shërbim veterinar në shumicën e tregjeve.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Alban Zusi, këmbënguli për më tepër vëmendje në shpërndarjen e certifikatave të eksportit, pasi sipas tij është kthyer në një dokument që mund të plotësohet nga kushdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat