Shqipëria, pjesë e platformës digjitale të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta - Bota Sot
Shqipëria, pjesë e platformës digjitale të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta

Shqipëria

Shqipëria, pjesë e platformës digjitale të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Projekti platforma digjitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin (S.W.A.N) është një projekt, i cili aktualisht po zbatohet në vendet e Ballkanit, Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari me një vlerë prej 968.000 euro.

Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Projekti synon të zhvillojë një Platformë Interaktive Teknologjie dhe Informacioni midis vendeve të Ballkanit dhe pellgut të Mesdheut, e cila do të krijojë dhe do të menaxhojë lokalisht midis vendeve pjesëmarrëse, një zinxhir vlerash për mbetjet e ngurta jo-të rrezikshme.

Në këtë mënyrë do të promovohet ekonomia e gjelbër brenda një ekonomie rrethore, për të na çuar në një shoqëri me zero mbetje.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri si institucioni përgjegjës për hartimin e strategjive dhe politikave në këtë fushë do të jetë partneri kryesor i projektit për Shqipërinë.

Ndërsa shoqata “Iliria”, si një shoqatë mjedisore me një ndikim të spikatur në marrjen në mbrojtje të çështjeve të mprehta mjedisore, do të plotësojë kontributin e shoqërisë civile, veçanërisht të lidhur me grupet e interesit, industritë dhe autoritet lokale.

Me anë të këtij projekti po organizohen dhe po ndërlidhen (industrialisht dhe nga ana tregtare) prodhuesit e mbetjeve brenda rajonit, vendit, apo midis vendeve të Ballkanit, për të ripërdorur, ricikluar dhe rigjeneruar mbetjet e tyre në materiale të lëndës së parë për industritë e tjera.

Me anë të kësaj platforme digjitale të mbetjeve të ngurta kërkohet të arrihet qëllimi i krijimit të Ekosistemit Digjital SWAN dhe gradualisht integrimi i hartës së mbetjeve të ngurta dhe algoritmeve të përputhjes midis burimeve dhe përdorimeve të lëndëve ricikluese.

Qëllimi final i projektit është: të reduktojë ndotjen e ambientit nëpërmjet devijimit të volumit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të cilat groposen apo depozitohen, të reduktojë sasinë e importeve të lëndëve të para dhe të reduktojë kostot për industritë, të pakësojë gazrat serë (GHG).

Ndërtimi i Platformës digjitale SWAN do ju vijë në ndihmë agjentëve të menaxhimit të mbeturinave për identifikimin e mundësive për një menaxhim më të mirë të tyre nga ana e biznesit, si dhe promovimit të bashkëpunimit akademi-industri, për koordinimin e ofertës dhe kërkesës për mbetjet e ngurta.

Gjithashtu, zhvillimi i hartave të mbetjeve të ngurta të Ballkanit do të bëjë që të komunikojnë bashkërisht aktorët kombëtarë dhe transnacionalë në zhvillimin e zhvillimeve inovative drejt arritjes së përfitimeve të një ekonomie ricikluese.

Partneret e projektit janë: shoqata e komunave në rajonin e Atikwsper Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta (EDSNA), Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë, Universiteti i Egjeut, Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Shoqata mjedisore ILIRIA –, Shoqata Industriale.

Veçanërisht në Shqipëri është sfida e shtuar e mungesës së strategjive kombëtare ose rajonale për menaxhimin efektiv të mbeturinave të ngurta, veçanërisht ato komunale, kryesisht nga familjet, por duke përfshirë mbetjet e ngjashme nga burime të tilla si tregtia, zyrat dhe institucionet publike.

Edhe pas përfundimit të këtij projekti ekosistemi industrial SWAN do të mbetet i lirë dhe aktiv, duke ndihmuar në ruajtjen e lidhjeve të ekosistemeve, do të kontribuojë në zgjerimin e saj në të gjitha vendet e Ballkanit duke përfshirë aktorë të tjerë (institutet kërkimore, ndërmarrjet, OJQ-të, SME-të)./Atsh/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...