Arrestimi për grabitjen në Rinas, Rama: Policia në nivel të re fuqie goditëse të krimit

Shqipëria

Arrestimi për grabitjen në Rinas, Rama: Policia në nivel të re fuqie goditëse të krimit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përshëndeti arrestimin e një autori tjetër të grabitjes në Rinas, duke theksuar se policia po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse të krimit.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit e cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, theksoi kryeministri Rama.

Policia njoftoi sot arrestimin e një personi të pestë si autor i dyshuar i grabitjes në Rinas më 9 prill. Kapja e shtetasit me iniciale E.P nga Fushë Kruja është bërë jashtë Shqipërisë në bashkëpunim me Interpolin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat