Meshtari Artur Jaku apel të rinjve: Mos e braktisni Shqipërinë! Na takon ne!

Shqipëria

Meshtari Artur Jaku apel të rinjve: Mos e braktisni Shqipërinë! Na takon ne!

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:55
Meshtari Dom Artur Jaku

Braktisja e vendit është kthyer në shqetësim, ndaj përfaqësuesit e Kishës Katolike në vazhdimësi lëshojnë mesazhe të forta drejtuar kryesisht të rinjve.

Meshtari Dom Artur Jaku shembull u dha martirët e fesë.

Artur Jaku: Edhe kanë bërë vite burg, edhe janë pushkatuar por nuk e kanë braktisur kurrë vendin. Pse? Sepse e kanë dashur vendin e vet. Ajo që sot na ofron vendi jonë fatkeqësisht për mos me thënë nuk na ofron asgjë, se jo e jo sa duhet. Kemi nevojë të luftojmë fort për këtë vend, me qenë të qëndrueshëm për këtë vend.

Duke pranuar se politika në tërësi dhe partitë politike i kanë zhgënjyer njerëzit, kleri i orienton drejt Zotit.

Artur Jaku: Partitë na zhgënjejnë, politika na zhgënjen por Zoti nuk zhgënjen kurrë.

Nga fshati Rrashkullaj në Malësi të Madhe aty ku ndodhen rrënojat e një manastiri Benekditin, meshtari Jaku apeloi për angazhimin e shqiptarëve në mbrotjen e trashëgimisë nën shembullin e francezëve për rindërtimin e Katedrales së Notre Damit.

Artur Jaku: A nuk duhet të na thojë diçka edhe ne sot ai shembull, ai model?

Mesha ishte në kuadër të 13 marteve të Shna Ndout ku besimtarët e krishterë marrin pjesë në peligrinazhin që zhvillohet në këtë kishë të lashtë të rrethit të Malësisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat