Meta takon zv.Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën e integrimit

Shqipëria

Meta takon zv.Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën e integrimit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:20
Ilir Meta dhe Fabio Massimo Castaldo

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), Fabio Massimo Castaldo.

Kreu i Shtetit e falënderoi zotin Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij zëvendës Presidenti i PE, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat