Rudina Hajdari: Lajmi për përfshirjen time në “Bindjen Demokratike”, një komplot

Shqipëria

Rudina Hajdari: Lajmi për përfshirjen time në “Bindjen Demokratike”, një komplot

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:46
Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari nuk do të rreshtohet në radhët e partisë së re politike “Bindja Demokratike”.

Hajdari tha se lajmet për përfshirjen e saj në këtë forcë politike ishin të pabaza.

“Kam takuar në momente të ndryshme figura të larta brenda PD-së. Por kjo nuk do të thotë se unë jam në komplote të caktuara. Ishte një flluskë mediatike. Pak herë e kam takuar z. Patozi. Një foto me z. merrej si fakt. U duk si një komplot dhe si një gjë e fryrë. Nuk e di kush I bëri këto. Por të mos fokusohemi tek këto gjëra”, tha Rudina Hajdari në RTSH.

Deputetja Hajdari, e cila kryeson grupin parlamentar të PD-së në parlament tha se fokusi i saj kryesor është zgjidhja e krizës politike.

“Problemi kryesor është zgjidhja e krizës politike. E vlerësoj krijimin e një force që përpiqet të përfaqësoj në mënyrë demokratike shqiptarët, demokratët apo këdo që do të bëhet pjesë e kësaj force. Zgjidhja e krizës është problematika kryesore”, tha Rudina Hajdari.

Sipas saj nëse ka vullnet, ekzistojnë ende mundësitë për zgjidhjen e krizës përpara zgjedhjeve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat