Patozi rrëfen prapaskenat: Jam takuar me Hajdarin, ja për çfarë jemi dakord - Bota Sot
Patozi rrëfen prapaskenat: Jam takuar me Hajdarin, ja për çfarë jemi dakord

Shqipëria

Patozi rrëfen prapaskenat: Jam takuar me Hajdarin, ja për çfarë jemi dakord

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:48
Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi

Astrit Patozi i ka lënë derën hapur Rudina Hajdari, që kjo e fundit t’i bashkohet partisë së re Bindja Demokratike. Ish nën-kryetari i PD-së, ka treguar se zonjës Hajdari i është lënë kohë për vendimin e saj, përfundimtar.

“Unë e kam thënë që kam respekt dhe vlerësim të lartë për zonjë Hajdari jo vetëm që është vajza e mitit të PD-së dhe mikut tim personal, por kam përshëndetur gjestet e saj që më duken të drejta. Jemi takuar bashkë, kemi diskutuar dhe për këtë projekt të ri politik.

Ajo është e mirëpritur çdo ditë që nga sot deri kur ta mendojë tek ky projekt sepse nuk është projekti im, por i shumë njerëzve. Është në të drejtën e saj sepse njeriut i duhet lënë koha për të gjetur dhe ai momentin e vet”, tha Patozi në Abc News.

Ai më tej ka shtuar se i ka bërë ofertë të hapur dhe ka dëgjuar idetë e saj.

"Ne të dy kemi qenë dakord që Shqipëria ka nevojë për një gjë të re politike, për një shkundje të sistemit, për ndryshimin e sistemit. Ne jemi në një periudhë të errët të demokracisë.

Ne donim që në këtë çmenduri politike të ishim një shkëndijë që të thonim që ka edhe një arsye në këtë mes." ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...