Bardhi: Marrëveshja Rama-Basha, e dështuar

Shqipëria

Bardhi: Marrëveshja Rama-Basha, e dështuar

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:18
Gazmend Bardhi

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin "Tempora"  zbuloi se gjatë kohës kur ishte ministër teknik i PD-së, në 2017 nuk ka pasur asnjë kontakt me Edi Ramën, pasi nuk kishte besim, ndërsa shtoi se marrëveshja ishte e dështuar.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murati: Ajo që ishte shkruar sot është thënë nga krerët e opozitës. Nuk shoh detaje. Shoh qëndrime politike.

Bardhi: Ne kemi formalizuar marrëdhënien mes partive të koalicionit opozitar. Nuk e keni parë se çfarë detyrash do të ketë qeveria tranzitore. Një nga vendimet që është marrë nga Këshilli i PD dhe që është konkretizuar edhe sot në marrëveshje është që partitë aleate do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi përcaktuar edhe parimet, platformat. 

Murati: Do të bëni fushatë? 

Bardhi: Ne mbajmë kontaket të përditshme me qytetarët dhe i ofrojmë alternativën tonë. Qeveri pa Edi Ramën është ajo që kërkohet. 

Murati: Kushti i Edi Ramës nuk është shkruar në marrëveshje. Sepse kjo u krijua edhe në 2017, qeveria tranziore, por me Ramën. 

Bardhi: Ajo ishte një qeveri ku PD caktoi dhe propozoi disa ministra. Nush është ky rast i ngjashëm. Flitet për një qeveri tranzitore që i jepet një mandat i qartë dhe besim i plotë nga të gjitha palët. Unë si ministër teknik nuk kam pasur besimin e Edi Ramës, pavarësisht se kam qenë ministër dhe nuk kam pasur asnjë kontakt.  Marrëveshja ishte e dështuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat