Trafikantët presin me kokainë e hashash kroçierat me turistë, Berisha: Welcome to Canabistan!

Shqipëria

Trafikantët presin me kokainë e hashash kroçierat me turistë, Berisha: Welcome to Canabistan!

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:52
Sali Berisha

Në portin e Sarandës, turistëve që sapo zbresin nga kroçerat, iu zënë pritë trafikantët e drogës, të cilët iu afrojnë për të blerë kokainë dhe hashash nga vendi tashmë shumë i njohur për trafikimin e drogave të të gjitha llojeve.

Marinarët e këtyre krocierave janë dhe blerësit më të mëdhenj, pasi e rishësin ‘mallin” në anije kur rinisin lundrimin.

Gjithçka bëhet në sytë e Policisë, që sipas denoncuesit, hesht pasi merr pjesën e vet nga fitimet.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuara këtë denoncim me këtë koment plot ironi: “Mirë se erdhët në narkoshtetin tonë, o vëllezërit e Liamit! Wellcome to Canabistan!

Të dashur miq, narkoshteti nuk ka porte por narkoporte. Në portin e Sarandës, në sytë e narkopolicisë, turistët, bazuar në traditën shqiptare bukë e kripë e zemërplot, priten me hashash dhe kokainë e helme plot. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor

Narkoshtet, narkodeputet, narkoport, në Sarandë po bëhet kërdia në shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit.

Dje me të ardhur kroçera, të gjithë çunat tymosnin te trau i portit për të bërë reklamë dhe iu ofronin turistëve, llojet e drogërave.

Kishte nga ata që nuk afroheshin, kishte dhe nga ata që blenin, po më të interesuar qenë marinarët, që pasi blejnë, më pas e shesin në krocer me çmim të lartë.

Kjo ndodh në sy të narkopolicisë, e cila nuk po vepron pasi merr pjesën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat