Masa të reja në aeroportin e Rinasit pas grabitjes, punonjësve nuk u lejohet më telefoni

Shqipëria

Masa të reja në aeroportin e Rinasit pas grabitjes, punonjësve nuk u lejohet më telefoni

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:09
Rinas

Janë vendosur masat e reja në pistën e aeroportit të Rinasit pas grabitjes. Asnjë nga punonjësit e ICTS-së që futet në pistë nuk u lejohet më telefon, as atyre që punojnë tek ngarkim shkarkim bagazhesh. Çdo automjet që futet në pistë përfshi dhe ato të ICTS-së raportojnë targat tek policia e më pas u miratohet leja.

Cdo kompani që operon në pistë apo firmë përfshi dhe institucionet publike si hetimi tatimor e doganat dorëzojnë më parë listat e stafit, ata kontrollohen e më pas policia i pajis me fletëhyrje.

Këto masa pritet të vazhdojnë përgjithmonë. Ndërkohë Report Tv mëson se prej datës 9 prill asnjë bankë nuk lejohet të dërgojë para jashtë vendit nëpërmjet Rinasit deri në një urdhër të dytë.

Deri tani për grabitjen në Rinas janë arrestuar pesë persona; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.

Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe dy të tjerë. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat