Puna në shtet, më e preferuar për shqiptarët

Shqipëria

Puna në shtet, më e preferuar për shqiptarët

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:50
Foto

Puna në shtet mbetet më e preferuara për shqiptarët me 22 aplikime për një  pozicion. Kjo është mesatarja më e lartë për aplikimet në institucionet e administratës publike të paktën për 18 vitet e fundit. Ndërkohë, vetë qytetarët, shprehen se do të zgjidhnin më mirë një vend pune në shtet se sa në privat.

Puna në shtet mbetet më e preferuara për shqiptarët. Vetëm gjatë vitit 2018 për një vend pune në administratën shtetërore janë regjistruar mesatarisht 22 kërkesa.

Departamenti i Administratës Publike raporton se kjo është mesatarja më e lartë e 18 viteve të fundit. Sipas këtij institucioni gjatë vitit të shkuar në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura është 27067, nga të cilët rezulton se 13658 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje.

Ndërkohë, vetë qytetarët konfirmojnë të dhënat e raportit, duke u shprehur se do të zgjidhnin një punë në shtet dhe jo në privat, ndonëse paga mund të jetë më e ulët.

"Puna në shtet është për ne shqiptarët që jemi dembela, të rrimë rrehat dhe një pension sa më të mirë"

"Shteti ka siguri, kurse privati nuk ka siguri"

DAP ka nxjerrë edhe disa të dhëna lidhur me aplikantët duke nisur nga mosha mesatare, interesi më i madh sipas gjinisë. Numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 5973, nga të cilët 57.6% femra, dhe 42.4% meshkuj.

Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç ndërsa ata që kërkojnë ngritje në detyrë janë kryesisht të moshave 38 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat