Soreca takim me partitë e vogla opozitare që nuk u regjistruan në zgjedhje

Shqipëria

Soreca takim me partitë e vogla opozitare që nuk u regjistruan në zgjedhje

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:27
Luigi Soreca

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca do takohet me partitë e vogla opozitare që nuk u regjistruan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Takimi do zhvillohet të enjten në orën 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE në Tiranë.

Në takim me ambasadorin do marrin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR.

Këto parti u bënë pjesë e koalicionit opozitar. Ditën kur në KQZ u mbyll afati (23 prill) për regjistrimin e partive, që do të jenë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, 14 parti të opozitës firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces.

Përfaqësia e PD  nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat