Italia, kontribut për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE

Shqipëria

Italia, kontribut për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:23
Pamje nga takimi

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot rolin në rritje të komunitetit shqiptar në Itali, që veç të tjerave e tregon dhe kandidimi i përfaqësuesve të spikatur të tij në zgjedhjet e ardhshme europiane për forcat kryesore politike.

Presidenti Meta priti sot në një takim senatorin italian dhe përfaqësuesin e Partisë “Lega”, Manuel Vescovi, anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin italian.

Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në të gjitha proceset e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në vendin tonë, si dhe për integrimin e shpejtë në Bashkimin Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat