Shqipëria importon 70 milionë dollarë mish nga Brazili

Shqipëria

Shqipëria importon 70 milionë dollarë mish nga Brazili

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:09
Ndoc Faslia

Brazili është një nga furnizuesit më të mëdhenj të tregjeve botërore me mish. Shqipëria importon çdo vit mbi 800 milionë euro produkte bujqësore. Mishin, kryesisht e importon nga Brazili dhe nga Argjentina.

“Shqipëria nuk i plotëson dot nevojat për mish. Kështu, çdo vit importohen mbi 35 mijë tonë mish të të gjitha llojeve, me një vlerë finaciare mbi 70 milionë dollarë në vit”, tha për “Top Story”, Ndoc Faslia, ish-zv.ministër i Bujqësisë.

Numri i gjedhëve që mbarështohen në Shqipëri ka ardhur në ulje këto 25 vitet e fundit. Kjo, për një sërë arsyesh , si migrimi, emigrimi apo edhe situata e rënduar e fermërëve, të cilët pothuajse nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat