Skandali, thertoret pranojnë edhe kafshë të pamatrikulluara

Shqipëria

Skandali, thertoret pranojnë edhe kafshë të pamatrikulluara

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:25
Foto

Në disa raste ndodh që thertoret të shkelin ligjin. “Top Story” ka gjetur një treg tjetër, ku shiten kafshë të pamatrikulluara.

Kamera e emisionit shkoi edhe në Pajovë të Elbasanit, ku gazetarët e “Top Story”-t blenë një qengj, të cilin e gjejnë të pamatrikulluar.

Për ta therur këtë qengj në një thertore janë dy mënyra: ose do ta matrikullojmë në derë të thertores, ose do ta therim pa matrikullim.

“Matrikullimi në derën e thertores, ose ai që nuk kryhet në momentin e lindjes, përbën rrezik për shoqërinë që e konsumon”, tha veterineri Ervin Resuli.

Në Shqipëri ka me qindra thertore apo kasapë që therin kafshë të pamatrikulluara. Një thertore të tillë tregoi edhe “Top Story”, e cila kundrejt një pagese prej 300 lekëve realizoi therjen e qengjit të pamatrikulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat