Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 25 prill 2019 Në ora: 07:41
Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe zhvillime vranësirash, kryesisht në mesditë e pasdite.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se pasdite përgjatë gjithë relievit malor në juglindje përkohësisht në orët me temperatura më të larta reshjet do të bëhen të pranishme dhe në formën e shtrëngatave.

Mundësi për breshër të izoluar, raporton Atsh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim hera-herës mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat