6 deputetë të rinj betohen në Kuvend

Shqipëria

6 deputetë të rinj betohen në Kuvend

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:08
Kuvendi

Gjashtë deputetë të rinj u betuan sot në Kuvend.

Kështu sot u betua kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Rroshi nga lista shumë emërore e PD, Nikolin Staka nga lista shumë emërore e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, lista shumë emërore e qarkut të Shkodrës.

Gjithashtu sot u betuan edhe  Eugen Bojaxhi, Fatjona Koço dhe Andi Përmeti nga listat e PD-së. Ky i fundit është edhe një prej themeluesve të partisë më të re “Bindja Demokratike”.

Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108.

Erjon Piciri pritet që të betohet në seancën e radhës, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat