Ekstradohet ng Greqia fieraku i dënuar për vrasje

Shqipëria

Ekstradohet ng Greqia fieraku i dënuar për vrasje

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:11
Foto

Ekstradohet nga Greqia 36 vjeçari nga Fieri, i dënuar me 16 vite bug për një sërë akuzash mes tyre  vrasje me dashje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar, Ali Toskaj me 16 vite burg për veprat penale "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë", “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për veprën penale," Dhunë në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat