Myslim Murrizi: Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend - Bota Sot
Myslim Murrizi: Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend

Shqipëria

Myslim Murrizi: Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:20
Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, deputet i grupit demokrat në Kuvend bëri thirrje për ndryshimin e ligjit për statusin e Nëpunësit Civil.

Myslim Murrizi:  Ka ardhur koha që statusi i Nëpunësit Civil, shumë i përfolur dhe i përdorur si kalë beteje në pushtet duhet të redaktohet. Të jetë një status i Nëpunësit Civil të Shqipërisë dhe jo status i Nëpunësit Civil të partisë politike që është në pushtet. Raporti i KLSH fliste qartë se vetëm për 2018, 20 mln dollarë janë paguar për vendime gjyqësore të gjykatës administrative për punonjësit e larguar me të padrejtë nga puna. Për 5 vite janë paguar 100 milionë dollarë dëmshpërblim të arrogancës së zyrtarëve të cilët pasi morën në dorën frenat e shtetit vendosën të  bëjnë qokat e premtuara në fushatë elektorale. "  

Madje deputeti u shpreh se ishte gati për të dhënë votën për ndryshimin e këtij ligji.

Myslim Murrizi:  "A duhet frenuar kjo arrogancë? Po. Nëse keni vullnet si shumicë, do të keni dhe konsensusin tonë. Duhet bërë ndryshim në ligj. Nuk duhet që titullari i institucionit që e quan veten pronar të atij institucioni ta përdorë si sh.p.k, si aksioner i vetëm me 100% kuota. 100 milionë dollarë që janë paguar për vendime arbitrare të zyrtarëve janë dy herë e gjysmë më shumë sesa përkrahja sociale që u jep atyre që kanë të pamundur për të plotësuar minimumin jetik "

Propozimi i Murrizit

Myslim Murrizi: "Po qe se shkruhet në ligj që ai që e ka shkarkuar nga puna duhet të paguajë dëmshpërblimin nëse i larguari në mënyrë të padrejtë fiton të drejtën në gjykatë të jeni të bindur se nuk do të ndodhte kjo batërdi. Admnistrata do të jetë e mbrojtur me ligj dhe jo me Maliq. Duhet frenuar babëzia e agallarëve të zyrave. Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...