Balla propozim Metës: “Nderi i Kombit” për Organizatën e Veteranëve të LANÇ - Bota Sot
Balla propozim Metës: “Nderi i Kombit” për Organizatën e Veteranëve të LANÇ

Shqipëria

Balla propozim Metës: “Nderi i Kombit” për Organizatën e Veteranëve të LANÇ

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:27
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka propozuar sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta që t’i japë Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare urdhrin “Nderi i Kombit”.

Ky propozim i Ballës vjen në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit dhe 62-vjetorit të krijimit të Organizatës.

“Këtë propozim e mbështes në kontributin që ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në mbrojtjen, përhapjen, transmetimin dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve dhe vlerave antifashiste, atdhetare e liridashëse, historisë, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në propozimin e Ballës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...