“Burg kush cënon zgjedhjet”/ Reagon PD: Kërcënimet e Ramës s’trembin askënd - Bota Sot
“Burg kush cënon zgjedhjet”/ Reagon PD: Kërcënimet e Ramës s’trembin askënd

Shqipëria

“Burg kush cënon zgjedhjet”/ Reagon PD: Kërcënimet e Ramës s’trembin askënd

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:56

Partia Demokratike ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, i cili u kujtoi drejtuesve te PD dhe LSI Kodin Penal, që denon me burg ata që pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trembin askënd! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, u shpreh Gazmend Bardhi në një dalje për mediat.

Sipas tij alternativa e vetme e Edi Ramës është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve dhe mbrojtja e pushtetit të krimit dhe oligarkëve.

“Të bashkuar, ne do t’i tregojmë kryeministrit ilegjitim se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur”, shtoi Bardhi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmnend Bardhi
Sot, opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashku në të njëjtën kohë, në orën 18.00, në të gjithë Shqipërinë për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i ka bllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane.

Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmë makinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave të blera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar të mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdo pasuri të këtij vendi.

Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur.

Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, që brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Alternativa e vetme e Edi Ramës sot është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve! Është gazi lotsjellës në protesta, është gazi lotsjellës për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, është falimentimi për bizneset, janë taksat vrastare për fermerët, janë mashtrimet për studentët, është papunësia për të rinjtë.

Nuk ka asnjë ide, asnjë program, asnjë punë me interes publik. Edhe kur nis të bëjë një punë, Edi Ramën nuk e drejton vizioni dhe ligji, por korrupsioni dhe antiligji. Pasi ka vjedhur votat, vjedh edhe taksat. Në qeverinë e Edi Ramës 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.

Edi Rama nuk punon në interes të shqiptarëve.

Shumica dërrmuese e qytetarëve sot jetojnë më keq sesa dje, sepse ata nuk janë në axhendën e qeverisë. Prioritet i Ramës janë kriminelët brenda dhe jashtë burgjeve, të cilët i kanë siguruar atij pushtetin.

Prioritet për Ramën janë një grusht oligarkësh dhe klientësh të oborrit të familjes së Edi Ramës, të cilët kanë kapur ekonominë, janë pasuruar me PPP dhe koncesione, duke e bërë më të rëndë jetën e shqiptarëve.

Të gjithë këta janë të paprekshëm, sepse Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë.

o Asnjë i ndëshkuar për vjedhjen e votave.
o Asnjë i dënuar për korrupsion.
o Asnjë i dënuar për lidhjet direkte të provuara me krimin e organizuar dhe trafikantë të dënuar droge.

Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco.

Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...