Ministri Lleshaj: Banda e Rinasit nga më të rrezikshmet - Bota Sot
Ministri Lleshaj: Banda e Rinasit nga më të rrezikshmet

Shqipëria

Ministri Lleshaj: Banda e Rinasit nga më të rrezikshmet

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:39
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj në fjalën e tij në seancën plenare ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të një pjesë të mirë të të përfshirëve në grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Ministri  e ka cilësuar grupin që grabiti rreth 6 milionë euro në pistën e avionëve brenda aeroportit si një ndër bandat më të vështira me të cilat është përballur policia.

Përkundër kësaj, ministri i Brendshëm tha se policia arriti të zbardhë në mënyrë shteruese përbërjen dhe veprimtarinë e tij grupi.

“Rasti i Rinasit, i cili u përmend pak nga z. Balla, është vetëm njëri prej tyre. Në një hark shumë të shkurtër kohor, vetëm pak ditë pas një sulmi i cili u finalizua me një grabitje të madhe mjetesh financiare në Rinas, Policia e Shtetit arriti të zbardhi shumë shpejt, në mënyrë shteruese, të dokumentojë, të provojë në mënyrë shkencore me dëshmi dhe me prova materiale, një vepër shumë të rëndë kriminale, e cila ka tronditur me të drejtë një pjesë të madhe të opinionit publik. Dhe ajo që nuk kuptohet është që edhe në këto kushte vijon një sulm, i habitshëm, për shumëkënd, për mua jo i habitshëm, i cili kryesohet nga një person, të cilit nuk po ia përmend emrin. I kam vënë edhe unë një emër, i them “Haxhi Mileti”, në shenjë proporcioni me faktin që edhe ai zotëria ka hequr dorë nga adresimi i njerëzve me emrin e vërtetë. Të gjithëve u vë një emër tjetër. Edhe unë i kam gjetur një emër. Besoj nuk ka nevojë ta shpjegoj se çfarë nënkupton. Ata që kanë lexuar Kadarenë e dinë se kush është ‘Haxhi Mileti’.  Do doja vetëm të sillja në vëmendjen tuaj vijimin me konsistencë të sulmit të këtij personi ndaj Policisë së Shtetit, në këtë rastin konkret që nuk është thjesht një sulm verbal, retorik, por është dhe një përpjekje për të intimiduar procesin e hetimit që po zhvillohet nga policia dhe prokuroria duke bërë në një mënyrë krejt të hapur avokatinë e një prej bandave më të rrezikshme me të cilat është ndeshur Policia e Shtetit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur parà, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit. Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë, por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...