Basha flet për mercenarët dhe shërbëtorët e Ramës: Opozita nuk klonohet dhe as nuk shpiket

Shqipëria

Basha flet për mercenarët dhe shërbëtorët e Ramës: Opozita nuk klonohet dhe as nuk shpiket

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:07
Lulzim Basha

Kreu demokrat tha nga Miloti se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe se opozita as nuk klonohet dhe as nuk shpiket si krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

 “Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

Le ta dijë mirë Edi Rama, shërbëtorët dhe mercenarët e tij, në burg do të shkojë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët politikë të Edi Ramës që janë kapur duke vjedhur votën e shqiptarëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat