Qeveria tranzitore, Kryemadhi: Jo qeveri pozitë-opozitë, por për zgjedhje të lira - Bota Sot
Qeveria tranzitore, Kryemadhi: Jo qeveri pozitë-opozitë, por për zgjedhje të lira

Shqipëria

Qeveria tranzitore, Kryemadhi: Jo qeveri pozitë-opozitë, por për zgjedhje të lira

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:00
Monika Kryemadhi

Prej javësh të tëra, opozita kërkon qeveri tranzitore. Por ende nuk është e qartë se për çfarë kërkohet një gjë e tillë, apo çfarë do të zgjidhë në këtë moment krize një e tillë. Pyetjes së drejtorit të “Gazetës Liberale”, Ervis Iljazaj, se çfarë do të bëjë opozita me këtë qeveri, Kryemadhi iu përgjigj:

“Ne nuk duam që Rama të vijë e të bëjë qeveri me opozitën, por të jetë një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi dëgjuar shpesh, edhe ambasadorë, që thonë se shitblerja e votës ndodh edhe në Amerikë apo kudo tjetër. Ne nuk duam qeveri si ajo e majit të 2017, kur ministrat ishin nga opozita, por askush nuk kishte asgjë në dorë për të vepruar. Qeveria tranzitore që duam ne është ajo që krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si? Eja të ulemi e ta diskutojmë. Qeveri tranzitore do të thotë një Ministri e Brendshme që nuk fut hundët në zgjedhje”, tha Monika Kryemadhi, ndërsa më tej pati një “shpërthim” debati mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për shitblerjen e votave.

Nëse kryetarja e LSI-së tregonte paragrafet ku vëzhguesit sillnin raste të ndihmave me ushqime përkundrejt votës nga ana e partisë në pushtet, Carlo Bollino mori raportin dhe nisi të lexonte pjesët ku vëzhguesit denonconin tentativat e njerëzve të LSI-së për të blerë vota përmes shumave të majme të parave, të ndaluar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...