Andi Bushati: Zgjedhjet pa opozitën të mundshme, ja pse - Bota Sot
Andi Bushati: Zgjedhjet pa opozitën të mundshme, ja pse

Shqipëria

Andi Bushati: Zgjedhjet pa opozitën të mundshme, ja pse

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:56
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se zgjedhjet pa opozitën janë të mundura. Ai tha se Rama hyn edhe në zgjedhje pa opozitën, për shkak të mentalitetit të tij politik.

Bushati mori si shembull çështjen e Teatrit. Ai tha se në rastin e Teatrit, qeveria e bëri siç donte vetë, duke mos pyetur as opozitë, as ligj, as Kushtetutë. Sipas Bushatit, Edi Rama mund të veprojë po njësoj edhe në këto zgjedhje.

“Rama flet me retorikën e një njeriu që ka kapur të gjitha institucionet. Mendoj se edhe zgjedhjet pa opozitën janë të mundshme. Pse? Sepse kjo qeveri nuk pyet për ligje e Kushtetutë. Kjo qeveri nuk pyeti për ligje dhe Kushtetutë te ‘Teatri’. Veproi siç i donte koka kryeministrit.

Po njësoj edhe në zgjedhje, do hyjnë besoj, duke mos pyetur për faktin se a hyn apo jo në zgjedhje opozita. Rama është kthyer në një njeri që mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe opozita, mediat, të gjitha i duken sikur janë kundërshtarë, ndërsa vetëm veten e konsideron ‘të drejtë’. E patë sot, ishte një turp i madh. Rama po bënte luftë e betejë me Murrizin e me Rudina Hajdarin. Kjo është e turpshme”, deklaroi Bushati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...